Kryetari i Lëvizjes Socialiste dhe Ministri i Punës dhe Politikës Sociale të Serbisë, Aleksandër Vulin tha se vendimi i Dhomës së Apelit të Tribunalit të Hagës, e cila ka urdhëruar Dhomën Gjyqësore të anulojë lirimin e përkohshëm të akuzuarit Vojisllav Sheshel, synon destabilizimin e Serbisë dhe Qeverisë së Serbisë.
“Ky vendim është i përqendruar kryesisht në destabilizimin e Serbisë, prishjen e Qeverisë dhe të drejtpërdrejtë rrëzimin e kryeministrit Aleksandar Vuçiç”, tha Vulin në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Pallatin e Drejtësisë në Beograd, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai thotë se vendimi i përmendur ishte bërë pas fjalimit të Vuçiq të javës së kaluar në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë. “Pas fjalimit të e tij (Aleksandar Vuçiç) të datës 24 prill, ku për herë të parë një Kryeministër serb tha se bëhet fjalë për agresion të NATO-s, që nuk ka asnjë aksion, por agresion që NATO ka sulmuar këtë vend pa një vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të mos kërkoj nga ne vetëm një gjë; të mos kërkoj nga ne ta harrojmë këtë gjë, pas kësaj erdhi ky vendim”, tha Vulin.
Sipas tij, si gjykimi ashtu dhe lirimi i Sheshelit në liri të përkohshme “përdoret kundër Serbisë, për të destabilizuar dhe përmbysur qeverinë e Serbisë”, duke shtuar se të gjitha ndodhin kur Serbia është “në rrugë të mbarë”. Ai tha se çështja e kthimit të Sheshelit në paraburgimin e Tribunalit të Hagës do të diskutohet në takimin e Qeverisë së Serbisë.
Dhoma e Apelit e gjykatës së Hagës, sot urdhëroi Dhomën Gjyqësore që menjëherë ta revokojë vendimin për lirimin e përkohshëm të akuzuarit për krime lufte në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Vojvodinë në fillim vitet e ’90-ta, Vojisllav Sheshel dhe urdhëroi kthimin e tij në burgun e Sheveningenit.
Sheshel u lirua nga paraburgimi i Hagës në liri të përkohshme, siç thuhet, për shkak të sëmundjes së rëndë, në nëntor 2014. Sheshel u arrestua dhe u transferua në Gjykatën e Hagës më 2003, gjykimi i tij filloi në 2007 dhe përfundoi në Mars 2012.
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...