Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka akuzuar PDK-në duke thënë që militantë të kësaj partie kanë nisur shpifje të ulëta kundrejt saj.
Haxhiu thotë madje se shumë shpejtë do t’i përbehn publike dallaveret e Abelard Tahirit.
Postimi i saj i plotë:
Militantët e PDK, paskan nisur shpifjet e ulëta kundrejt meje por e kanë kot. Me siguri, nga militantët që i ka lënë tashmë në Ministri, Abelardi, paska dëgjuar që kemi gjetur tashmë shumë dallavere e veprime të paligjshme në MD, dhe tani kanë nisur sulmet e shpifjet kundrejt meje!
Shumë shpejt do t’i bëhen publike dallaveret e Abelard Tahirit.
Të dhënat në vijim janë shpifje dhe në fillim të javës së ardhshme, Abelardit i dalin dallaveret e shpenzimet e tij sa ishte Ministër poashtu edhe krahasimin me shpenzimet e mia!

Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë
Shtyhet për 22 dhjetor seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen ...
Një person vdes në aksidentin mes një veture dhe kamioni në ...