Lidhur me organizatën kriminale “Syri i Popullit’’, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), është duke i zhvilluar hetimet.
Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria ka zgjeruar hetimet për disa persona si dhe janë dëgjuar një numër i konsiderueshëm dëshmitarësh dhe jemi në grumbullim të provave lidhur me këtë rast, ka theksuar PSRK-ja për lajmi.net.
Po ashtu, Prokuroria njofton opinion publik, pasi që përmes disa mjeteve të informimit kanë dalur dezinformata lidhur me intervistimin e disa personave.
“Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, ju informojmë se prof. Muhamet Kelmendi, deputetja Albulena Haxhiu dhe avokati Gafurr Elshani, sikurse edhe një numër i konsideruar, janë dëgjuar në cilësinë e dëshmitarëve, e jo si të pandehur, siç kanë shkruar disa mjete të informimit”, thekson Prokuroria Speciale e Kosovës.
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar