Alublena Haxhiu, deputetja në arrest shtëpiak e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që më 9 janar, në ditën e protestës së opozitës në Prishtinë, të rrëzohet Qeveria e Kosovës nëse nuk dorëhiqet vet.
Shihni postimin e plotë të Haxhiut në Facebook:
Përgjatë gjithë këtyre 4 muajve, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi na kanë thënë se marrëveshja për “Zajednicën” është në përputhje të plotë me frymën dhe çdo shkronjë të Kushtetutës! Plot 4 muaj në regjim policor, masa të rrepta sigurie çoftë brenda, çoftë jashtë Kuvendit, bastisje të paligjshme të zyrave, dhunë brutale dhe torturë mbi deputetë, aktivistë dhe qytetarë, arrestime të deputetëve dhe mbi 150 qytetarëve vetëm e vetëm pse kundërshtuan marrëveshjet shtetrrënuese! Merreni me mend një situatë kur opozita do ta kundërshtone “Zajendicen” vetem në konferenca e debate parlamentare, e njëjta tani do të jetësohej dhe do të ishte duke funksionuar! Andaj një ditë e kësaj Qeverie në pushtet, është një ditë më pak shpresë për këtë vend! Nëse Qeveria nuk dorëhiqet, me 9 janar le të jetë dita e rrëzimit të saj!
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...