Albright e quan Kosovën si suksesin më të madh të karrierës së saj

18:50 | 30 Shtator 2015
M. A.

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka qenë në krye të diplomacisë amerikane nga viti 1997 deri më 2001, gjatë një paneli në Georgetown University ka thënë se Kosova është krenaria e saj më madhe.

Albright ka marrë pjesë në një panel bashkë me Presidenten Atifete Jahjaga.

Në një bisedë së bashku me ish-Sekretaren amerikane Madeleine Albright dhe ish-Ambasadoren amerikane për Çështjet Globale të Grave, Ambasadoren Melanne Verveer, Presidentja Jahjaga ofroi përvojën e Kosovës për pjesëmarrjen e grave në jetën politike në vend.

Përgjatë viteve 1990 gratë në Kosovë u mobilizuan për të kryer punë humanitare, u mobilizuan politikisht për të protestuar kundër represionit dhe për të dokumentuar abuzimet e të drejtave të njeriut që çuan në ndërhyrjen humanitare ndërkombëtare që ndaloi luftën në vendin tonë dhe për të përkthyer në prova për gjykimet për krime lufte. Ato morën rrezik të madh personal dhe u përballen me probleme të përditshme, por kjo nuk i dekurajoi ato, tha ndër të tjera Jahjaga.

Presidentja poashtu foli për kontributin e gruas kosovare nëndërtimin e paqes. “Në paqe, roli i tyre është po aq thelbësor. Ne kemi rritur pjesëmarrjen e grave në nivel qendror dhe lokal. Sot gratë përbëjnë 30 përqind të parlamentit të Kosovës, duke kontribuar në një demokraci përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Gratë deputete kanë tejkaluar vijat partiake dhe ideologjitë për të formuar grupin e tyre dhe ato kanë një mundësi unike të bëhen forcë serioze ne demokracinë tonë parlamentare,” deklaroi Presidentja Jahjaga./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale