Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, që për herë të parë ishte në stadium për ta ndjekur ndeshjen e kombëtares së Kosovës, ndjehet i gëzuar pas fitoreve të shqiptarëve.
Kurti, i cili u komentua shumë për shkuarjen në stadium, postimin e fitorës ia ka dedikuar edhe Shqipërisë, shkruan Gazeta Express.
Ai thotë se është i lumtur që sot edhe Kosova e edhe Shqipëria shënuan fitore për ndeshjet e kualifikimeve në Euro 2020.
Shkrimi i plotë i Kurtit:
Teksa Kosova shënoi 2 gola në portën e Malit të Zi në Prishtinë, merrnim mesazhet për 4 golat e Shqipërisë si mysafire në Moldavi. Dy skuadrat tona na gëzuan sonte 6 herë. Dhe, nuk morën asnjë gol. Sulmuan bukur e sukseshëm. U mbrojtën mirë e pa siklet. Shkëlqejnë shqiptarët, sado pak mundësi kur kanë.
PSV zyrtarisht kampion për herë të tretë radhazi në Holandë
U zgjodh finalistja e parë, Gimbo për Selin: Pa asnjë dyshim...
Hoti kujton Masakrën e Rezallës: Serbia i fshehu krimet në v...
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia