Deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, Albin Kurti ka një ditë të veçantë. Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” sot ka ditëlindjen dhe mbush 43 vjet.
Në biografinë e Kurtit tregohet se ai ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë.
Në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare, transmeton Indeksonline
Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të protestave paqësore dhe të studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviqit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviqit.
Ndryshe, në vitin 2010 ai ishte zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Ndërsa në qershor të vitit 2011 është zgjedhur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë legjislaturës 2011-2013 Albin Kurti ka drejtuar Komisionin për Politikë të jashtme në Kuvendin e Kosovës.
Albin Kurti, kandidati i kësaj partie politike për postin e kryeministrit, ka dalë të jetë deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit me 143,642 vota./Indeksonline/
Nwaneri pritet të huazohet tek gjiganti francez
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...