Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t`i pajisë policët me sigurim jetësor për shkak se ata përballen me rrezikshmëri të lartë.
Ky reagim i Kurtit vjen pas gjetjes së trupit të policit Armend Trena sot në lumin Lepenc.
Kurti, po ashtu ka kërkuar që familjarëve të secilit polic që humb jetën në detyrë, të marrin një status të veçantë që t`ua sigurojë bashkëshortëve të tyre përkrahjen ekonomike, si dhe fëmijëve të tyre deri sa të arrijnë moshën madhore.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Edhe pse shumë shpresuam që të gjendeshin të gjallë, 9 ditë pas zhdukjes së tyre u gjet edhe trupi i pajetë i policit Armend Trena, 4 ditë pasi u gjet trupi i kolegut të tij Malsor Dashit.
I gjithë populli ndjen dhimbje e pikëllim për këtë fatkeqësi. Në solidaritet të plotë me familjet Trena e Dashi, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për humbjen e dy policëve të Republikës sonë.
Qeveria e Kosovës duhet të vetëdijësohet nga raste të tilla e t’i pajisë policët me sigurim jetësor. Për shkak të natyrës së profesionit, policët përballen me rrezikshmëri të lartë, prandaj secili prej tyre duhet të ketë sigurim jetësor. Po ashtu, familjarët e secilit polic që humb jetën në detyrë, duhet të marrin një status të veçantë, që t’ua sigurojë përkrahjen ekonomike bashkëshortëve, si dhe fëmijëve të tyre deri sa të arrijnë moshën madhore.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...