Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e regjisores Arzana Kraja.
Kurti ka thënë se pikëllimi ende nuk po mund të ia zë vendin tronditjes nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Arzanës.
Ai, ka thënë se Arzana është regjisore e skenariste që la shenja në artin tonë kinematografik.
“Arzana Kraja nuk rron më. Pikëllimi ende nuk po mund t’ia zë vendin tronditjes. Ngushëllime familjes Kraja, shoqërisë së saj, artistëve tanë. Arzana Kraja është regjisore e skenariste që la shenja në artin tonë kinematografik. Punëtore e madhe e me shumë talent. Atë po e prisnin edhe shumë punë të tjera, e neve edhe shumë filma të saj. Iku shumë herët”, është shprehur Kurti./arbresh.info
Statusi i plotë:
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...