Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një prezantimi në Fondacionin “Jean Jaurès” në Paris, ka shpalosur qëndrimet dhe alternativat e Lëvizjes sa i përket modelit të zhvillimit ekonomik e social, sistemin e drejtësisë dhe dialogun me Serbinë.
Ai tha se parimet, kushtet, agjenda dhe formati i dialogut janë më të rëndësishme se emrat e përveçëm që marrin pjesë në të dhe faktorët që do të bëjnë ndërmjetësimin. Ndërsa nënvizoi gjithashtu rëndësinë e procesit të integrimit evropian.
Në këtë prezantim morën pjesë ekspertë dhe funksionarë të lartë në Francë që kanë punuar me rajonin e Ballkanit, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, gazetarë dhe studentë e profesionistë shqiptarë që jetojnë në Francë, të cilët kontribuuan në diskutim me pyetje dhe komente të ndryshme.
“Festa e Abetares” mbledh nxënësit në Mitrovicë
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...