Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka thënë se pret që Albin Kurti të jetë shembull pozitiv, por kurrë arrogant, për shqiptarët e rajonit.
Me anë të një shkrimi në Facebook Zaimi ka shtuar se pas dy ditësh plot me takime në Tiranë, Kurti do të kthehet në Prishtinë ku e rpesin punë të rëndësishme.
“Pas dy ditësh intensive, me plot takime të rëndësishme, të domosdoshme e po ashtu miqësore, Albini la Tiranën me diell, për t’u kthyer në Prishtinë ku e presin punë edhe më të rëndësishme”, ka thënë Zaimi.
“Sa më shpejt që vjen në pozitën për të cilën e mandatoi populli i Kosovës, aq më shpejt do të fillojë ndryshimi i pritur, i cili synon të jetë shembull pozitiv, por kurrë arrogant, për shqiptarët e për rajonin”
Kurti ka qëndruar që dy ditë në kryeqytetin shqiptar ku ka marrë pjesë në Samitin e Paqes së Europës Juglindore. Përveç takimit, Kurti është takuar edhe me shumë fytyra të rëndësishme të politikës shqiptare. Ai ka pasur takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrin, Edi Rama, kreun e PD’së, Lulzim Basha etj…
Kurti ka paralajmëruar një takim me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa, ku do të flitet për lidhjen e koalicionit paszgjedhor. Po ashtu ai ka shtuar se nesër në takimin e grupeve punuese të LDK’së dhe VV’së do të flitet kryesisht për çështje ekonomike. VV dhe LDK janë dy partitë fituese të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. /Express/
https://www.facebook.com/zaimi/posts/10156512144026129
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...