“Tani kam më shumë mundësi dhe më shumë përgjegjësi dhe me qeverinë e Shqipërisë unë do filloj të bëjë vlerësimin e marrëveshjeve, sa i përket zbatimit të tyre. Nuk do bëjë marrëveshje për kamer. Na intereson bashkimi ekonomik. Bashkimi ekonomik është si domosdoshëm, unioni doganor, treg të përbashkët energjetik”.
Kështu deklaroi Albin Kurti në emisionin Opinion në lidhje më marrëdhëniet që do të ketë Kosova dhe Shqipëria, nëse ai bëhet kryeministër.
I pyetur për bashkimin kombëtar mes dy vendeve, Kurti tha se mundësia ka qenë por nuk ëshët shfrytëzuar.
“Ku bashkim ka qenë i mundur të bëhej përnjëherë, që kur u shkatërruar ish Jugosllavia që në vitin 1990-1992. Po të donin tre personalitete, Sali Berisha, Ibrahim Rrugova dhe Ramiz Alia. Ai ka qenë shansi historik për një shtet shqiptar. Sot e kemi shtetin e Kosovës, duhet të bëjmë hapa për integrimin e bashkimit”, tha Kurti.
Në lidhje me “sherret” mes Shqipërisë dhe Kosovës sa i përket ekonomisë, Kurti tha se kjo bëhet nga përfitues në të dyja anët e kufirit.
“Dëshirojnë të shikojnë trojet shqiptare si principata”, tha Kurti.
Për flamurin e Kosovës, ai tha se do të jetë në zyrën e Kryeministrit.
“Atë do ta gjeni në zyrën e Kryeministrit, aty do ta gjej aty do ta lej. Unë kam qenë i indinjuar ku u aprovua flamur i Kosovës për shkak se nuk kishte as demokraci si referendum, as i simbole Kombëtare”, tha Kurti. Në lidhje me Kombëtaren, ai tha se tani është koha që shqiptarët të mbështesin kombëtaren e Kosovës, që po korr sukses.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...