Albin Kurti: Kosova do të mbetet përherë mirënjohëse ndaj SHBA-ve

09:34 | 1 Korrik 2026
H.E

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar 250-vjetorin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë historike të vlerave mbi të cilat u themelua shteti amerikan dhe rolin e SHBA-ve në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Në një postim në facebook, Kurti u ndal te parimet e shpallura në Deklaratën e Pavarësisë amerikane – jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë – duke thënë se ato kanë frymëzuar botën e civilizuar, ndërsa populli i Kosovës për një kohë të gjatë ishte i privuar nga këto të drejta.

Ai theksoi se për Kosovën, jetësimi i këtyre vlerave është i lidhur ngushtë me SHBA-të, duke vlerësuar mbështetjen amerikane për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Derisa bota e civilizuar është frymëzuar nga këto vlera, populli ynë për kohë shumë të gjatë ka qenë i privuar nga këto të drejta. E në këtë mes, përjetimi ynë është unik sepse për ne jetësimi i këtyre vlerave dhe të drejtave është i lidhur ngushtë me ShBA-të. Prandaj, këmbënguljes dhe sakrificës së popullit tonë për liri e pavarësi, natyrshëm i erdhi ndihma amerikane. Mbrëmë isha i nderuar të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve në ambasadën amerikane në kryeqytetin e Republikës sonë. Kosova është përherë falënderuese e mirënjohëse ndaj ShBA-ve për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale