Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin ‘The Observer’, gazetë kjo simotër me prestigjiozen ‘The Guardian’, ka kritikuar “pa hatërmbetje” Bashkimin Europian karshi qasjes ndaj gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Më pëlqen BE -ja për vlerat që ka, por kam një kritikë saj, kritikë pa hidhërim, sepse dua që BE -ja të përmirësohet dhe të mos shpërbëhet”, deklaroi ai.
“Arsyeja pse nuk mund të jem i hidhëruar nga BE-ja është për shkak të mungesës së besimit që BE -ja ka tek ne gjashtë të Ballkanit Perëndimor ’është një shprehje e mungesës së vetëbesimit në vetvete. Nuk është se ata na urrejnë, por nuk i besojnë sa duhet vetes”, deklaroi tutje i pari i ekzekutivit për mediumin britanik.
Ai e ka parë mendësinë e Serbisë si problematike në zgjidhjet e problemit përbrenda Ballkanit. Sipas Kurtit, Serbia provon t’i kontrollojë ose zhbëjë shtetet fqinje.
“Në ditët e sotme, pak a shumë, Serbia nuk i njeh fqinjët e saj që nuk janë pjesë e BE-së. Qëndrimi i Beogradit është se Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtete të përkohshme që Serbia duhet t’i kontrollojë ose t’i zhbëjë”, ka deklaruar ai.
“Të gjitha zgjidhjet varen më pak nga imagjinata dhe krijimtaria dhe më shumë nga gatishmëria për të ndryshuar këtë mendim, këtë bindje të Serbisë, se shtetet fqinje nuk janë shtete të vërteta”, ka theksuar më tej kryeministri.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...