Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pranuar se ka dallime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe herë pas here edhe me partnerët e tjerë politikë.
Ai tha se këto dallime lidhen kryesisht me qëndrimet ndaj Beogradit zyrtar.
“Tash, a ka ndonjë dallim? Ka dallime. Unë kam dallime me kryeministrin Rama, kam dallime jo rrallë edhe me partnerët tanë. Por në përgjithësi, mund të them që këto dallime kanë të bëjnë për qëndrimin karshi Beogradit zyrtar. Qaty po dallojmë. Këtu po dallojmë. Nuk mund ta fsheh këtë gjë. Unë përpiqem që t’i informoj e t’i formoj e t’i edukoj me të gjitha aftësitë e mia, por ato nuk janë të pakufishme. Prandaj, dallimet që i kemi, i kemi vetëm sa i përket qëndrimeve dhe qasjeve tona karshi Serbisë”, tha ai, sipas një video të publikuar së fundmi nga Bashkim Berisha.
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...