Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk ka saktësuar kohën e vazhdimit të negociatave me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
“Me siguri që duhet të ketë takim këtë javë por nuk dua të ndërhyjë tek LDK. Besojmë se mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të subjektit tonë do të mbahet pas marrëveshjes dhe jo para marrëveshjes. Mbetet të shihet se kjo mbledhje a është thirrur për t’i betonuar qëndrimet me kërkesat e njohura apo është thirrur për ta mundësuar marrëveshjen me neve. Nuk mund të ketë takime përderisa thirren organet më të larta të subjekteve”, është shprehur Kurti para medieve.
Ai beson se më 26 dhjetor do të arrijë të dakordohet me LDK-në edhe për ndarjen e të gjitha përgjegjësive.
“Besoj se ashtu siç ka vendosur populli ta kemi një qeveri të re në mënyrë që ta ç’kapim shtetit, këta që janë shkaku kryesor i korrupsionit të lartë. Jam i gatshëm për këtë ndryshim. Besoj që sa më parë të merremi vesh, aq më mirë do të jetë. Dhe, me 26 dhjetor do të shkojmë me marrëveshjen që do të ketë edhe ndarjen e përgjegjësive”, deklaroi Kurti.
LDK-ja nga ora 14:30 ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm në lidhje me negociatat që po zhvillon me Vetëvendosjen për formimin e qeverisë./arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...