Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur pas takimit me shefen e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova duke thënë se deklarata e përbashkët e presidentit kosovar dhe atij të Malit të Zi për Demarkacionin është mashtrim i ri.
“Ky është mashtrim i ri i të njëjtit njeri që është përgjegjës për versionin e gabueshëm të Demarkacionit”.
“Unë shpreha qëndrimin e Vetëvendosjes si në konferencën për media, shpreha zhgënjimin tim të thellë me ish-bashkëpunëtorët në opozitë, AAK-në dhe Nisma-n të cilët po del qartazi se nuk e kanë pasur për territorin e shtetit por për karrigen e pushtetit”.
“Nuk është hera e parë që në histori kemi këso pushtetarësh që për çerek metri katror të karriges në pushtet falin me mijëra e mijëra hektarë të territorit tonë shtetëror”.
“Ratifkimi eventual i Demarkacionit nuk është garancion për liberalizimin e vizave pasi aty mbetet kriteri i luftimit të suksesshëm të krimit dhe korrupsionit që nuk ka ndodhur në Kosovë”.
“Po të luftohej suksesshëm krimi dhe korrupsioni nuk do të kishim këso njerëz si presidenti Thaçi që bën marrëveshje që shkel ligjet dhe Kushtetutën”, ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...