Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka njoftuar se raporti i auditimit nga kompania Cetis ka konfirmuar se në 18 komuna ku është mbajtur balotazhi janë evidentuar gabime teknike në disa fletëvotime, ku kodet e vendvotimeve janë shtypur gabimisht.
Në një postim në Facebook, Krasniqi theksoi se këto gabime janë të natyrës teknike dhe se integriteti zgjedhor mbetet i pacenuar.
“Mashtrimi nuk kalon! Vullneti qytetar është i shenjtë. Integriteti zgjedhor është i pacenuar, kurse çështjet teknike do të adresohen që të mos përsëriten në të ardhmen”, shkroi ai.
Krasniqi përfundoi reagimin e tij me mesazhin: “Urime!”, duke theksuar se rezultati zgjedhor pasqyron në mënyrë të drejtë vullnetin e qytetarëve.
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi