Alban Hyseni ka nisur me rrënime të objekteve ditën e parë të mandatit të dytë në krye të Gjilanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Hyseni tha se është rrënuar objekti i Administratës dhe i objekteve përcjellëse, pas vendimit të shumëpritur nga Instituti për Trashëgimi Kulturore, transmeton Arbresh.info.
Sipas Hysenit, ky është një moment historik për Gjilanin.
“Dita e parë e mandatit të dytë nis me projektin e Bulevardit të Qytetit! Rrënimi i objektit të Administratës dhe i objekteve përcjellëse, pas vendimit të shumëpritur nga Instituti për Trashëgimi Kulturore, është moment historik për Gjilanin tonë. Në këtë mandat, projektet që i kemi nisur do të vazhdojnë me ritëm më të fuqishëm, e projektet e reja do ta bëjnë edhe më të bukur qytetin”, ka shkruar Hyseni./Arbresh.info
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë