Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të jetë më 17 nëntor në Bruksel dhe kjo është përfundimtare.
Kështu bën të ditur për Express, shefi i Zyrës për Informim Halil Matoshi. Kjo deklaratë e tij, vjen pas një shkrimi që Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Kryeministri Haradinaj mund të arrestohet gjatë udhëtimeve jashtë vendit edhe pse mban postin e shefit të ekzekutivit, nëse Serbia nuk e tërheq fletëarrestin kundër tij që e ka dërguar në Interpol.
Halil Matoshi nga Qeveria ‘Haradinaj’ shprehet i sigurt se asnjë vizitë e Haradinajt nuk do të anulohet, e që është paraparë të ndodh më 17 nëntor në Bruksel në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ai thotë se Qeveria e tyre nuk i komenton ato se çfarë shkruajnë mediet, por e vërteta është se kryeministri i Republikës së Kosovës më 17 nëntor është në takim me krerët e Bashimit Evropian lidhur me MSA-në.
“Kjo është përfundimtare, është takim dypalësh Kosovë – BE në Bruksel më 17 nëntor. Ne nuk i komentojmë ato çfarë shkruajnë por e vërteta është se Haradinaj do të jetë më 17 në Bruksel”, u shpreh Matoshi.
Reuters duke u thirrur në diplomatët perëndimorë në Prishtinë dhe zyrtarët vendës, shkruan se Haradinaj mund të arrestohet gjatë vizitave jashtë shtetit nëse Serbia nuk e deaktivizon fletëarrestin.
Kjo agjenci rikujton se Serbia e mbështetur nga Rusia dhe Kina po e bllokon anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...