Numri i të prekurve me grip në Kosovë është duke u rritur. Institucionet e shëndetësisë po apelojnë te qytetarët që t’i marrin masat e duhura për t’u mbrojtur nga gripi sezonal, duke përfshirë këtu edhe vaksinimin, shkruan sot gazeta Zëri.
Rreth 13 mijë qytetarë janë prekur me gripin sezonal për më pak se tre muaj. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend kanë thënë për “Zërin” se nga 1 tetori i këtij viti deri më 15 dhjetor në këtë Institut janë raportuar 12 mijë e 331 raste të dyshimta me grip, si dhe mbi 2 mijë raste me infeksion respirator akut Po ashtu, sipas këtij Instituti, janë raportuar edhe raste me infeksione të rënda respiratore. “Nga 1 tetori 2019 deri më 15 dhjetor 2019 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 12 mijë e 331 raste të dyshimta në grip (ILI), 2,040 raste me ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 11 raste me SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut). Gjatë javës së 50-të (09.12.2019 – 15.12.2019) janë raportuar 1 mijë e 427 raste ILI, 254 raste ARI dhe 2 raste SARI”, ka thënë zyra për informim në këtë Institut.
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur