Në mbrëmjen e sotme, Policia është informuar për një mjet të dyshuar në rrugën “Zija Shemsiu” në kryeqytet.
Zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Enis Pllana për Arbresh.info tha se nga njësitet policore në vendin e ngjarjes ka rezultuar se mjeti nuk ishte shpërthyes.
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Zija Shemsiu në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes”, tha Pllana.
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...