Sot rreth orës 14:30, policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshime për një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti e cila tha se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për menaxhimin e situatës.
“Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën,” tha Ahmeti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Alarm për bombë në shkollën fillore “Daut Bogujevci”, nxënësit detyrohen të dalin jashtë
Anulohet seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte, Muhamet A...
Aksioni i Prokurorisë së Prishtinës, në cak katër persona
Aksidenti hekurudhor, Rama: Solidaritet me popullin e Spanjë...
Nait Hasani: Votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, ...
Sekuestrohen 9 armë zjarri gjatë javës së kaluar në rajonin ...
Fluks i lartë pacientësh në Qendrën Emergjente të QKUK-së gj...