Humbja e Legia Varshavës në kampionat përballë Termalica, ose Bruk-Bet Termalica, që e ka mundur 1-0, duke ia ndërlikuar startin e sezonit, pasi Legia ka vetëm 4 pikë në 4 ndeshje kampionati, shihet me sy mjsft kritik nga mediet polake.
Natyrisht, gjithçka lidhet me eliminimin në Champions nga Astana, sepse ai ishte prioriteti i klubit kampion të Polonisë.
Armando Sadiku ishte titullar, por vuajti shumë ndaj mbrojtjes së ngjeshur vendase, si dhe mungesën e pasimeve. Në minutën e 72-të në vend të Sadikut u fut italiani Paskuato, por asnjë ndryshim. Sakaq, për sulmuesin shqiptar, nota ka qenë negative, sipas portalit www.legionisci.com, që shkruan se sulmuesi shqiptar nuk la gjurmë dhe nuk bëri punën e tij. Por, edhe në forume, tifozët e kanë “masakruar”, për faj të vlerës së kartonit: 1,5 mln euro. Sipas tyre, por edhe analizës, ai s’po shënon as rastet e lehta. Edhe pse, lojtari ka nevojë të ambientohet. /Sportekspres
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...