Sot në Prishtinë, nga disa organizata joqeveritare në vend, është bërë prezantimi i një raporti për perceptimin publik rreth Gjykatës Speciale. Në një konferencë, ku u prezantua raporti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se raporti i senatorit zviceran, Dick Marty, që ngriti për herë të parë pretendimet për gjoja krime lufte nga ish-pjesëtarë të UÇK’së, ka qenë i motivuar politikisht dhe jo aksidental.
Si asnjëherë më parë, ai ka goditur shtetet mike të Kosovës, të cilat kanë kërkuar krijimin e Gjykatës Speciale, duke theksuar se si këmbim ato kishin premtuar një sërë përfitimesh për Kosovën.
Por, Thaçi ka thënë se asnjë nga këto premtime, si: anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, liberalizimi i vizave dhe premtime tjera nuk janë përmbushur.
Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë akuzave të Thaçit.
“Presidenti i Kosovës akuzon komunitetin ndërkombëtar se nuk e mbajti fjalën”, ka raportuar agjencia e lajmeve, AP.
Shkrimi i saj është publikuar më pas edhe në dy gazetat më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, The New York Times e The Washington Post.
“Udhëheqësi i Kosovës dënon ‘premtimet’ boshe të udhëheqësve perëndimorë”, ka qenë titulli i raportit të AFP për akuzat e Thaçit.
Raporti i AFP është publikuar më vonë në Yahoo News e France 24, në mesin e disa mediave botërore.
Me tituj të ngjashëm, për akuzat e Thaçit kanë raportuar edhe mediat gjermane, italiane e skandinave, por edhe ato rajonale.
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”