Akuza për shkarkimin e Trump, nis votimi

22:18 | 13 Janar 2021

Debatet tashmë kanë përfunduar dhe Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan ka filluar votimin për nisjen zyrtarisht të akuzave nër shkarkimin e Presidentit Donald Trump, për rolin e tij gjatë sulmeve në Capitol Hill, duke e akuzuar si nxitës i tyre.

Nëse kjo ndodh, do të ishte hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij.

Demokratët gëzojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe kanë vota të mjaftueshme për të marrë vendimin, ndërkohë që CNN raporton se të paktën 7 republikanë pritet gjithashtu të votojnë shkarkimin e presidentit.

Votimi që sapo ka nisur, pritet të zgjasë 60-90 minuta./Arbresh.info/

 

 

Donald Trump, si president i drejtohet për herë të fundit kombit amerikan

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara