Grupi i aktorëve të Prishtinës, po kërkojnë që të u plotësohen kërkesat e tyre nga Komuna e Prishtinës.
Aktori Leonit Maloku tha se kërkesa e tyre për shtimin e numrit të aktorëve të teatrit Dodona kanë hasur në vesh të shurdhësh, ani pse ka dy vite që kur kanë nisur me këtë iniciativë, shkruan arbresh.info

“Me ligj teatri i qytetit mund të ketë ansamblin rezident prej 10 dhe e më së shumti 20 aktor.”.
“Këto dite votohet buxheti në Kuvendin e Kosovës dhe nëse nuk themelohet trupa rezidente nëse nuk hyn në buxhet shkon edhe një vit tjetër që të bëhet buxheti i ri. Po shpresojmë të reflektojë komuna dhe të punësohen të gjithë aktorët e komunës së Prishtinës”, tha ai
Edhe aktori Ilir Prapashtica tha se është hera e dytë që kanë dalë në protestë.

“Po kërkojmë zbatimin e ligjit nga kryetari Ahmeti. Po kërkojmë ta plotësojë kërkesë tonë që të themelohet ky grup rezident”, u shpreh ai.
E nëse nuk merren parasysh këto kërkesa të tyre do të vazhdojnë me protesta.
“Komuna e Prishtinës do te hapë një konkurs prej 5 aktorëve dhe është e papranueshme për ne, sepse është për të bërë hajgerë. 10 minimumi 20 duhet të jenë maksimumi”, tha Prapashtica./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/394789318581419
Dalin pamjet nga gjyqi, Ilir Meta brenda në kafazin e xhamit
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacion për kanc...
Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në ...
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...