Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), në kuadër të muajit kundër trafikimit me njerëz, ka vazhduar me aktivitete e saj në aspekt të sensibilizimit, ngritjes së vetëdijes dhe fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional duke përfshirë shoqërinë civile dhe bashkësitë fetare.
Në këtë rast, më 25.10.2022, DHTQNj në mbështetje dhe bashkëpunim të OJQ-së Terre des hommes, ka organizuar një tryezë me pjesëmarrës nga: Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Ortodokse serbe, Ipeshkvia e Kosovë, institucioni i avokatit të popullit, përfaqësues nga Këshilli i Evropës si dhe përfaqësues nga institucionet dhe OJQ të ndryshme në Kosovë.
Temë e diskutimit ishte fuqizimi i bashkëpunimit mes institucioneve dhe shoqërisë civile në parandalimin e trafikimit me njerëz në Kosovë. Nga ana e pjesëmarrësve u mirëpriten organizimet e tilla, u shprehen gatishmëri për bashkëpunim dhe për të dhënë kontributin e tyre në parandalimin e kësaj dukurie. /arbresh.info/
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para