Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan së bashku me student nga organizata jo qeveritare ‘’Fuqia e bashkimit rinor’’ në Gjilan, kanë zhvilluar një aktivitet që kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rregullat në trafikut dhe rëndësinë e sjelljes së sigurt në rrugë.
Sipas njoftimit, ky aktivitet shërbeu edhe si mundësi njihje nga afër me punën e Policisë, marrje informacionesh të dobishme mbi punën policore dhe mënyrat e sigurta të lëvizjes në rrugë, shkruan Arbresh.info.
Aktiviteti përfshiu demonstrime të situatave të ndryshme në trafik, si dhe aktivitete interaktive mbi mësimin e rregullave të sigurta të qarkullimit.
“Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një kulture më të sigurt të qarkullimit rrugor dhe do të vazhdojë në të ardhmen me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi dhe të ulët numri i aksidenteve në rrugë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...