Komuna e Gjilanit po vazhdon me aktivitetet në kundër të Javës së Evropës, të filluar ditë më parë. Në kuadër të saj, sot është mbajtur ligjëratë me temën “Sensibilizimi i opinionit publik me vlerat kulturore të Këshillit të Evropës” me nxënësit e shkollave të mesme.
Ligjërata e sotme është realizuar në organizim të Asociacionit “Kosova-Ansambël” nga Franca, me ligjërues Ilir Mustafën dhe në bashkëpunim me Zyrën për Integrime Evropiane.
Zyrtari për Integrime Evropiane në Komunën e Gjilanit, Burim Elezi, ka thënë se nga kjo ligjëratë nxënësit kanë mundësinë që të mësojnë më shumë për Këshillin e Evropës, historikun, institucionet, funksionimin etj.
Ligjëruesi Mustafa, i cili jeton dhe vepron në Strasburg, tha se kjo ligjëratë ka për qëllim që të sensibilizohet opinioni publik me vlerat kulturore të Këshillit Evropian, ku nxënësit do të mësojnë më shumë edhe për tema tjera.
Java e Evropës vazhdon nesër, kur një ligjëratë tjetër do të mbahet me shërbyesit civilë të Komunës së Gjilanit, njoftoi shërbimi komunal i informimit./Arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...