Aktivisti Atdhe Arifi është kthyer në paraburgim nga vuajtja e masës së arrestit shtëpiak. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Lëvizja Vetëvendosje, e cila në një komunikatë për media ka thënë se me këtë veprim dhe një herë, policia ka vendosur që të tregohet e padrejtë e agresive me aktivistët e zellshëm.
“Atdheut që ka 11 muaj duke u privuar prej lirisë, i është caktuar masa e paraburgimit deri më 25 shtator. Sot, policia e ka marrë atë në shtëpi, për ta dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, me arsyetimin se nuk e ka zbatuar masën e arrestit shtëpiak. Bëhet fjalë për datën 6 korrik, kur Atdheu kishte provim në degën e Arkitekturës, në lëndën ‘Organizimi dhe teknikat e ndërtimit’. Ky provim i paraparë për datën 5 korrik, ishte shtyrë për një ditë, me datë 6. Për këtë provim, që Atdheu e ka kaluar me sukses, ekzistojnë edhe dëshmi për shtyrjen me datën 6 korrik”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Sipas VV-së, Atdheu ka mbajtur 3 muaj paraburgim dhe nëntë të tjerë arrest shtëpiak për asnjë faj. Të gjitha këto vuajtje të padrejta të Atdheut e tre bashkaktivistëve të tjerë që po vazhdojnë të mbahen në arrest shtëpiak, ia detyrojmë këtij pushteti kriminal.
“Ne e dimë që ky pushtet e kalon kohën duke ideuar dhe ekzekutuar planet për akuza ndaj VETËVENDOSJE! dhe këtë kohë është duke u marrë me Atdhe Arifin, Adea Batushën, Egzon Halitin e Frashër Krasniqin. Sa herë që legjitimiteti i këtij pushteti bie, shpërfaqja e egërsisë me aktivistët e Lëvizjes rritet. Tash që PDK ka humbur në zgjedhje, njerëzit e zyrave të PDK-së i akuzuan këta katër aktivistë të pafajshëm me akuza të montuara. Në harmoni me akuzat e PDK-së, në kohën e njëjtë u janë refuzuar edhe lejet edhe për çështje shëndetësore për këta aktivist si për t’u vërtetuar edhe publikisht që po mbahen aty nëpërmjet montimit të procesit absurd”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes./Arbresh.info/
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...