“Sipas dëshmisë së qytetarëve, kolona e këmbësorëve është larguar nga parkingu te Shtëpia Norvegjeze rreth orës 15:30. Gjatë shëtitjes kanë bërë pushim në fabrikën “Spektar” dhe rreth orës 18:30 kanë mbërritur në fshatin Maidan, përballë tavernës “Shofer”.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, në orën 18:40, shfaqen dy autobusë dhe pak më pas vijnë edhe dy të tjerë, në të cilët kanë hyrë të gjithë “këmbësorët”. Sipas dëshmitarëve, asnjëri prej tyre nuk ka mbetur, përveç disa personave që ndodheshin në dy makina”, raporton N1.

Është afërsisht 10 kilometra nga ‘Shtëpia Norvegjeze’ në Gornji Milanovac deri në tavernën “Shofer” në fshatin Majdan.

Disa serbë nga Kosova thuhet se janë nisur në këmbë për në Beograd, për të marrë pjesë në mbledhjen që pritet të mbahet më 12 prill, me rastin e themelimit të Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e paralajmëroi ditë më parë./rtk