Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Socialdemokratë në zgjedhjet e fundit, Faton Topali, është kërcënuar nga një person me emrin Burim, në rrjetin social Facebook. Madje Topalli pretendon se personi që e kërcënoi është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Burimi ka nuk ka kursyer pa sha e kërcënuar edhe familjen e Topallit. E madje Burimi thotë në koment se këta dy njihen mes vete.
Gjithashtu edhe Faton Topalli i ka replikuar Burimit në komentin e tij, por nuk e ka ofenduar siç ka bërë Burimi.
Topalli pretendon se personi që e kërcënoi dhe e shau është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Më vjen keq burim, unë nuk jam kaq i zoti në të shara. si ju aktivistët e LVV nga Diaspora. Të rujt zoti”, i ka replikuar Topalli komentuesit.

S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...