Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit L.R., për veprën penale të vrasjes në tentativë, nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KP-së.
Sipas aktakuzës L.R. më 01.09.2017 në Suharekë, në rrugën “Reqani”, pas një konflikti apo mosmarrëveshje me tani të dëmtuarin F.M., me dashje ka tentuar ta
privoj nga jeta të dëmtuarin F.M., por si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shokut të tyre A.M., i cili arrin t’ia kap dorën ku e kishte armën e zjarrit i akuzuari, përkundër asaj se nga arma e zjarrit shkrepë 2 herë, fatmirësisht nuk arrin ta godas asnjëherë të dëmtuarin.
Me këto veprime L.R. ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së, dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KP-së./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës