Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.H. dhe V.Z. për vepër penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit A.H. dhe V.Z. nga muaji shkurt 2017 e deri më 17 mars 2017, në bashkëveprim, si bashkëpronar ofrojnë vilat e tyre në Pejë, dëshmitares K.B. për qëllime të prostitucionit, ashtu që kjo e fundit, në vilat e të lartcekurve kryente marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm, të cilët përpos që paguanin për shërbimet seksuale paguanin edhe të pandehurit për shfrytëzimin e vilave.
Të pandehurit me këto veprime, duke ofruar vilat e tyre dëshmitares K.B. për prostitucion, ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtoj dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila
i’u vihet në barë.
Kurti pret drejtuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të...
“Thuaji, s’i ke parë kurrë”, prokuroria shfaq në ekran përgj...
“Shkurt, po, jo, mos filozofo” – ZPS zbardh 9 përgjime të Th...
Policia e Kosovës sqaron dhe mohon lajmet e rreme për të sht...
Një muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar pë...
Kapet me kokainë një person në pikën kufitare në Morinë