Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër një serbi nga Vitomirica e Pejës për krime lufte ndaj popullsisë civile shqiptare.
Sipas PSRK-së, serbi M.GJ nga Vitomirica ka qenë pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe nga janari i vitit 1998 deri në qershor të 1999-ës dhe dyshohet se në maj të vitit 99’, në fshatin Ozdrim të Pejës ka vrarë 19 civilë shqiptarë.
“Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet”, thuhet në komunikatën e PSRK-së.
Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.
I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës./Arbresh.info
Konjufca ngushëllon familjet e tre kosovarëve që humbën jetë...
Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi,...
Kurti vendos gurthemelin e zgjerimit të Qendrës Nacionale të...
Alban Dragusha emërohet trajner i ri i FC Prishtinës
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani operohet pas plagëve të rënda ng...
Kim Jong Un fiton zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut ...