Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër profesorit të shkollës fillore në Viti, nën dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Prokuroria e Gjilanit, shkruan arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm të pandehurit H.R., për shkak të veprës penale ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’, nga neni 195 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton prokuroria.
Profesori akuzohet se nxënëses së tij të moshës 13 vjeçe, fillimisht i bërtet me ton të lartë, ia përplas çantën për banke, pastaj e sulmon duke e goditur me shuplaka në fytyrë dhe kur e dëmtuara dëshiron të largohet nga klasa, i njëjti e ndalon duke e shtyrë me duar dhe e përplasë në karrige.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri H.R, më 01 Nëntor 2021, në një shkollë fillore në komunën e Vitisë, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij, ashtu që derisa ishte duke ushtruar detyrën e mësimdhënësit ka keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, nxënëses të moshës 13 vjeçe, në atë mënyrë që fillimisht i bërtet me ton të lartë, ia përplas çantën për banke, pastaj e sulmon duke e goditur me shuplaka në fytyrë dhe kur e dëmtuara dëshiron të largohet nga klasa, i njëjti e ndalon duke e shtyrë me duar dhe e përplasë në karrige”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime, i pandehuri H.R., ka kryer veprën e sipërshënuar penale./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...