Aktakuzë ndaj kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj

14:38 | 7 Prill 2021

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit R.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Portali arbresh.info merr vesh se bëhet fjalë për kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj.

“Nuk e kam marrë, dhe nuk jam i njoftuar. Gazetarët po më thërrasin, por nuk e di”, është shprehur Begaj për arbresh.info.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri R.B. në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës.

Me këto veprime i pandehuri R.B. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara