Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve Y.Rr., dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje në lidhje me votimin” nga neni 212, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Sipas aktakuzës, më 12.10.2025, në fshatin Budakovë -Komuna e Suharekës, i pandehuri Y.Rr., ka ofruar përfitim të pa merituar në shumën 120 euro për të pandehurin B.K., me qëllim që ky i fundit të votojë në favor të kandidates për ansamble komunale, dhe për verifikimin e votimit, i pandehuri Y.Rr., ka kërkuar të shohë telefonin e B.K., pas së cilës i ka dorëzuar shpërblimin. Ndërkaq, i pandehuri B.K., akuzohet se ka pranuar këtë përfitim të pa merituar, me qëllim të ndikimit në votimin e tij”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./Arbresh.info
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri