Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesë të pandehurve L.B, B.V, E.B, A.H dhe A.S.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e kësaj Prokurorie, sipas aktakuzës të pandehurit nga periudha e panjohur kohore e në vazhdimësi në bashkëkryerje, kanë shpërndarë dhe mundësuar përcjelljen e mesazheve te persona tjerë.
“Sipas aktakuzës të pandehurit L.B, B.V, E.B, A.H dhe A.S, nga periudha e panjohur kohore e në vazhdimësi në bashkëkryerje, kanë shpërndarë dhe mundësuar përcjelljen e mesazheve te persona tjerë duke nxitur në kryerjen e akteve terroriste të sanksionuar nga neni 134 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Kurse, të pandehurit L.B dhe B.V. kanë mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armët në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm të sanksionuar nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor publik të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...