Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt, për veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Lidhur me këtë, ka reaguar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë: “A ju nxonen prapë a? Të jeni krenarë “trimat” e VV-së. Bonja tag Faruk Mujkës në foton me Albinin”.
Mujka dhe Muzliukaj dyshohet se i kanë shkaktuar dëm prej 125,100 euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
”Të pandehurit akuzohen se, F.M., në pozitën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe H.M., si Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në të njëjtën komunë, me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Lexo edhe:
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media