Aksioni për Nëna dhe Fëmijë kanë dorëzuar sot Klinikës së Neonatologjisë në QKU monitorët kardiopulmonar, pajisje këto esenciale për kujdesin e foshnjave.
Monitorët kardiopulmonar janë pajisje që lidhen direkt me trupin e foshnjave për të monitoruar shenjat vitale si temperaturën, masin të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjen tek foshnjat dhe lëshojnë sinjal kur këto të shenja ndryshojnë apo përkeqësohen.
“Këto pajise kanë qenë më se të domosdoshme për klinikën tonë dhe jemi shumë falënderuese për këtë donacion. Foshnjat tona tashmë do të kenë kujdesin e duhur dhe të nevojshëm”, tha Shpresa Sylejmani, doktoreshë në Klinikën e Neonatologjisë.
Ndërkaq Dafina Krasniqi nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë tha se janë të përkushtuar ndaj ofrimit të ndihmës s për shpëtimin e jetës së fëmijëve.
Blerja dhe dorëzimi i monitorëve është bërë e mundur falë donacioneve të mbledhura nga ngjarjet për ngritje fondesh të vitit 2016 “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” dhe “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët.”
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...