Policia i ka konfiskuar katër aparate për prodhimin e kriptovalutave në veriun e Mitrovicës.
Po ashtu gjatë bastisjes në një nga lokacionet janë gjetur edhe një pushkë automatike, dy fishekë, një radio për komunikim “Motorola” si dhe sasi të substancave narkotike.
Njoftimi i plotë:
Si rrjedhojë e hetimeve për rastin e ndodhur me datën 20 shkurt 2022 në Mitrovicë Jug, ku dyshohet për veprat penale: ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe “Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës”, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, kanë siguruar informacione se të dyshuarit janë duke u fshehur në tri lokacione të ndryshm, lokacione këto në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë (DRP) Mitrovicë Veri.
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë identifikuar këto lokacione dhe pasi është siguruar autorizimi nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për kontroll të këtyre lokacioneve, në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë-Mitrovicë Veri dhe në mbështetjeje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), kanë realizuar kontrolle në këto lokacione mirëpo nuk kanë hasur në personat e kërkuar.
Gjatë kontrollit në njërin prej lokacioneve, hetuesit kanë gjetur një pushkë automatike, dy fishekë, një radio për komunikim ,,Motorola”, sasi të substancave narkotike si dhe katër aparate për kriptovaluta. Të gjitha gjësendet e gjetura janë konfiskuar në cilësi të provave materiale. Në lidhje me provat materiale, në cilësi të personit të dyshuar është duke u intervistuar një person mashkull kosovar.
Në konsultim me prokurorin, rastet: ,,Armëmbajtje pa leje” dhe ,,Posedim i substancave narkotike” do të hetohen nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ndërsa aparatet për kriptovaluta janë konfiskuar nga ana e njësive të DRP Mitrovicë Veri, e cila drejtori edhe do të procedojë tutje më këtë rast./arbresh.info/


Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...