Lëvizja e klerikut turk Fethullah Gylen, e cila njihet me emrin “Hizmet”, ka filluar të ndërmarrë masa pas arrestimit të gjashtë pjesëtarëve të lëvizjes në Kosovë, javën e kaluar.
Siç raporton mediumi turk Hurriyet, në një deklaratë të dhënë dje nga Fethullah Gylen, ai ka treguar se drejtues të lëvizjes gyleniste kanë filluar të zhvendosen nga vendet evropiane në Kanada, pasi kanë konsideruar se ky vend është më i besueshëm.
Një pretendim tjetër i pjesëtarëve të lëvizjes së Gylenit, sipas Hurryiet, është se shumë nga azilkërkuesit në vendet e BE-së, veçanërisht në Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar, po përballen me rrezikun potencial të ekstradimit të tyre.
Agjencia e Intelegjencës së Turqisë ka kapur gjashtë gylenistë përmes një operacioni që ka realizuar në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës, të enjtën e javës së kaluar.
Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.
Pas këtij rasti, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...