Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me aksionin që Policia e Kosovës po zhvillon në Kaçanik, e që ka të bëjë me vrasjen e rreshterit, Muhamed Lika.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla shkroi se populli dhe shteti kërkojnë drejtësi, përcjell Arbresh.info.
“Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi. 0 tolerancë!”, shkroi Sveçla.
Kujtojmë se me 1 prill vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik tronditi gjithë vendin.
Sipas policisë, Lika ishte qëlluar në hyrjen e ndërtesës ku banonte rreth orës 23:00./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Aksioni i madh në Kaçanik ndërlidhet me vrasjen e policit Muhamed Lika
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...