Është duke vazhduar bastisja e Policisë së Kosovës në Agjencinë Shtetërore të Arkivave në Prishtinë.
Arbresh.info mëson se bastisja e kësaj agjencie ka të bëjë me një dokument për pronën e ish-RTP-së në Veternik.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksioni me urdhër të prokurorisë kompetente ka të bëjë lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se aksione po kryhen edhe në Ferizaj dhe Shtime.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, është duke realizuar një operacion policor, i cili përfshin tri komuna: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Kelani./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Policia deklarohet: Bastisje po kryhen edhe në Ferizaj e Shtime lidhur me dyshimet për keqpërdorime
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...