Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, nga bastisja e realizuar sot në tri lokacione në Komunën e Lipjanit janë gjetur e sekuestruar armë si dhe janë ndaluar dy persona.
Prokuroria njoftoi se të arrestuarit H.A. dhe K.K, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i i armëve”, derisa janë sekuestruar tri pushkë, një kallashnikov dhe disa karikatorë.
“Personat me inicialet H.A. dhe K.K., me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Arbresh.info


LEXO EDHE:
LAJMI I FUNDIT/Policia dhe Prokuroria po zhvillojnë disa aksione për mashtrim në disa lokacione
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...