Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës dhe Administrtatës Tatimore të Kosovës në veri të vendit ku janë mbyllur gjashtë njësi të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka përgëzuar institucionet për bashkëpunimin dhe suksesin e tregaur, shkruan Arbresh.info.
“Me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar sot operacionin e kontrollit dhe mbylljes së 6 njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica) si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës.”, ka shkruar Sveçla.
“Sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi.”, shtoi ai.
“Përgëzoj të gjitha institucionet për bashkëpunimin dhe suksesin e treguar.”, përfundoi Sveçla./Arbresh.info/
Lidhur me këtë aksion ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës me anë të një komunikate ku thuhet se ky aksion deri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Policia dhe ATK aksion në veri, mbyllen gjashtë njësi të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?