Aksioni i 28 janarit që la të vdekur një polic, kërkohen trajnime për kontrollim të fushave të rrezikshme

11:13 | 2 Shkurt 2020
A Z

Mbrëmjen e 28 janarit, Sami Thaqi pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën gjatë një aksioni të Policisë në fshatin Zhur të Prizrenit.

Shpërthimi i mjetit në shtëpinë për të cilin ishte raportuar për dhunë në familje u shkaktoi lëndime të renda edhe dy pjesëtarëve të tjerë të Policisë. Ndërsa intervenimi i policisë mori vlerësime të ndryshme.

Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Drizan Shala ka thënë për arbresh.info se shumë nga zyrtarët nuk kanë kryer trajnimin për kontrollim të objekteve nëse dyshohet që janë lëndë eksplozive.

Shala ka shtuar gjithashtu se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të krijojë kushte për trajnim të çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës.

“Ky rast i fundit po e tregon që  moduse operanti i personave me kaluarën kriminale kanë ndryshuar procesin e veprimit kriminal duke e sofistikuar me përdorimin e mjeteve ( armeve )  ushtarake për të kryer veprimin kriminal. MPB duhet që të investoj në krijimin e kushteve për  trajnimin e çdo pjesëtari në çdo fushe e në veçanti ato eksplozivit e jo të merret me keqmenaxhimin e fondeve që dedikohen për fushën e trajnimeve. Sepse është fakt që 90% i numrit të zyrtareve nuk e kanë përfunduar trajnimin se si më shiku vendin e ngjarjes ( kontrollit të objekteve ) nëse dyshohet që janë lënde eksplozive”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se edhe për raste kur dyshohen për lëndë biologjike/kimike është trajtuar vetëm një njësi në kuadër të MFSK-së.

“Raste të tilla mund të kemi në të ardhmen por mund të kemi edhe raste tjera ku mund të përdoren edhe lëndë biologjike/kimike ku këto raste kërkojnë tretman dhe qasje tjetër dhe për të cilat është e trajtuar vetëm një njësi në kuadër të MFSK-së. Pra duhet që të kemi bashkëveprim më të detajuar operative në mes njësive dhe organizatave tjera të sigurisë nivel nacional”, ka shtuar ai.

Shala ka përmendura gjithashtu edhe mungesën e sigurimit shëndetësor për këtë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Sa i përket faktit që 21 vite pas luftës ende nuk kanë mundur që spektri politik të pajtohen që kjo kategori të gëzojë një të drejtë themelore që ndërlidhet më sigurimin shëndetësor”, ka thënë ai.

Ai madje ka kritikuar ndarjen e mjeteve financiare nga Qeveria pas humbjes së policëve në vende të  punës.

“Dhe kjo po e dëshmon që pas rasteve ku kemi humbje jetosh Qeveritë po shpërndajnë ndihma financiare për këta zyrtar që është gabim sepse duhet që të kemi të rregulluar në formën e normës juridike”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka ndarë para për familjen e policit të vrarë dhe për dy policët e lënduar rëndë në rastin e Zhurit. Për familjarët e Sami Thaqit ka ndarë 15 mijë euro ndërsa për dy policët e lënduar rëndë nga 10 mijë euro njëri prej të cilëve edhe ka humbur njërin sy.

Shqetësime si të Shala në një intervistë për arbresh.info ka ngritur edhe Shaban Tasholli, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

I pari i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka thënë se për sigurim shëndetësore shpresat i kanë te Qeveria e re.

“Gjithherë është punuar dhe ministrat e shëndetësisë por Qeveria nuk e ka aprovuar, tani besoj se me ardhjen e Qeverisë së re do të ketë një shqyrtim më serioz jo vetëm për Policinë, me arsimin, shëndetësinë, doganën e Zjarrfikësit punojmë si një trup drejt qëllimit për nivelim të pagave”, ka thënë ai.

Tasholli ka thënë gjithashtu moshën e pensionimit kërkojnë ta bëjnë 50 vjeç.

“Nuk do të thotë që ka kërkesë por duhet të bëhet ligj dhe mosha 50 vjeçare të shkojnë në pensionim siç e ka FSK. Ky do të ishte i mirëseardhur për në, dhe shtetin e të rinjtë që të punësohen në Policinë e Kosovës”, ka shtuar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale