Drejtoria e Hetimeve Rajonale në Pejë dhe ajo e Krimit të Organizuar në Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Pejës, kanë zhvilluar një aksion në rajonin e Pejës, ku kanë arrestuar në flagrancë katër persona.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar për Arbresh.info se tre nga të arrestuarit dyshohen për veprën penale “detyrimi”, ndërsa një tjetër për “armëmbajtje pa leje”.
Sipas tij, Prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.
“Sot Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Krimit të organizuar në Prishtinë pas zbatimit të masave të veçanta, kanë arritur që t’i kapin në flagrancë katër persona. Tre prej tyre për veprën penale “detyrimi” dhe një për “armëmbajtje pa leje” që të tretë janë arrestuar nga Policia e Kosovës”, ka thënë Nikçi.
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media